Deklarate e Qeverise Shqiptare mbi ngjarjet ne Kumanove
Qeveria e Republikës se Shqipërisë ka ndjekur me vemendje te veçantë dhe shqetesim te madh zhvillimet tragjike te orëve te fundit ne Kumanove te Maqedonisë...

Duke shprehur keqardhjen me te thelle për humbjen e jetëve njerëzore, Qeveria e Shqiperise mbron bindjen se ne asnjë rrethane nuk mund te lejohet qe kriza ne Maqedoni te përshkallëzohet.
Zhvillimet dramatike te diteve te fundit ne Kumanove kane cenuar normalitetin dhe marrëdhëniet ndëretnike, te cilat mbeten ende te brishta për shkak te moszbatimit te plote te Marrëveshjes se Ohrit, por pa dyshim janë jetike për ekzistencën e shtetit maqedonas.
Ne këto kushte është me shume rëndësi mbrojtja e jetës, pronës dhe lirive e te drejtave te çdo qytetari te Maqedonise, pavarësisht, përkatësisë se tij etnike.
Me shume se asnjehere, kjo vlen aktualisht për Kumanovën e banuar kryesisisht me shqiptare
