Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë, 4 pacientë kthehen në vend

09.04.2025 11:37

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se katër nga të lënduarit nga zjarri në Koçan..

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se katër nga të lënduarit nga zjarri në Koçan, të cilët janë trajtuar në qendrat mjekësore në Kroaci (dy pacientë), në Suedi - 1 pacient dhe në Itali - 1 pacient  kthehen në vend. 
 
60 pacientë janë shtruar jashtë vendit. Gjendja e pacientëve që trajtohen jashtë vendit mbetet e pandryshuar, përfshirë edhe gjendjen e pacientëve në gjendje kritike. Në spitalet e vendit aktualisht janë duke u trajtuar shtatë pacientë, nga të cilët katër janë në Klinikën Kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit”, dy pacientë në spitalin privat “Sistina” dhe një pacient në Klinikën e Pulmologjisë. Ministria e Shëndetësisë po monitoron në vazhdimësi situatën e pacientëve të lënduar, me qëllim të trajtimit sa më të mirë, si dhe rehabilitimit të mëtejshëm.