Botë
Shembet çatia e diskotekës, 98 të vdekur në Republikën Dominikane
09.04.2025 12:22
Është rritur në 98 numri i të vdekurve si pasojë e shembjes së çatisë së një lokali argëtimi në Republikën Dominikane....

Është rritur në 98 numri i të vdekurve si pasojë e shembjes së çatisë së një lokali argëtimi në Republikën Dominikane. Çatia e ambientit të argëtimit "Jet Set" në Santo Domingo është shembur teksa brenda ndodheshin të paktën 300 klientë. Sipas deklaratës së drejtorit të Qendrës së Operacioneve Emergjente, Huan Manuel Mendez, 98 persona humbën jetën duke mbetur në rrënoja si pasojë e shembjes. Ndërsa operacioni i kërkimit nën rrënoja vazhdon, rreth 160 persona të plagosur u dërguan në spitale.
"Ne supozojmë se shumë prej tyre janë ende gjallë dhe kjo është arsyeja pse autoritetet këtu nuk do të dorëzohen derisa asnjë person i vetëm të mos mbetet nën ato rrënoja.", - deklaroi drejtori i Qendrës së Operacioneve Emergjente, Huan Manuel Mendez.
Bëhet e ditur se në mesin e të vdekurve ndodhet edhe Oktavio Dotel, ish-lojtari i Ligës Amerikane të Bejsbollit (MLB). U raportua se artisti Rubi Perez dhe orkestra e tij po performonin në skenë në momentin e shembjes dhe se autoritetet janë përpjekur që të arrijnë tek Perez. Pamjet e marra nga ajri treguan krijimin e një vrime të gjerë në mes të ndërtesës. Ndërkohë njoftohet se po hetohet shkaku i shembjes.
Presidenti i Republikës Dominikane, Luis Abinader, ka shpallur tre ditë zie pas katastrofës. Abinader, i cili inspektoi vendin e argëtimit, tha se ishte thellësisht i pikëlluar nga tragjedia. "Të gjitha organizatat e shpëtimit kanë dhënë ndihmën e nevojshme dhe po punojnë pa u lodhur në përpjekjet e shpëtimit.", tha ai. "Jet Set" konsiderohet si një nga vendet më të njohura argëtuese në Republikën Dominikane, për sa i përket pjesëmarrjes në aktivitetet e saj në mbrëmjet e së hënës.
FARIJE DAUTI BAKIJU
