Maqedoni

Këshilli i Sigurisë, Ivanov u kërkon liderëve politikë të dialogojnë

10.05.2015 22:27

Anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dënuan ashpër prishjen e rendit dhe qetësisë...

Anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dënuan ashpër prishjen e rendit dhe qetësisë nga ana e grupit të armatosur që kishte për qëllim destabilizimin e vendit.
 
Presidenti Gjorge Ivanov, tha se nuk do të lejojë përshkallëzimin e tensioneve dhe prishjen e marrëdhënieve ndëretnike. 
 
“Në RM ndodhi këto dy ditë ajo që e paralajmërova tanimë disa muaj në paraqitrjen time në KB. Kryerësit dhe të gjithë I të involvuarit në këtë akt terriorist, do ta paguajnë shtrenjtë për atë që I bënë RM-së dhe qytetarëve të saj Dua qartë të potencoj se nuk do të lejoj eskalim të tensioneve Po bëjmë të pamundurën që që të mos vijmë deri në destabilizim të vendit dhe prishje të mardhënieve ndërtetnike” potencoi Ivanov
 
Presidenti kërkoi nga liderët politikë që të hapërojnë drejt dialogut për tejkalimin e të gjitha mangësive që në vazhdimësi potencohen nga KE.
 
“Dialogu politik mungon për një kohë të gjatë. Është koha e fundit që liderët politikë dhe partitë të fillojtë të diskutojnë dhe të kërkojnë zgjidhje për krizën politike“,
potencoi Ivanov duke shprehur keqardhje që u desh një krizë e tillë që të gjithë të ulen në të njejtën tryezë. 
 
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit, për herë të parë u ftuan të marrin pjesë edhe liderët e partive më të mëdha politike.
 
Por megjithëse të ftuar, nga liderët e tjerë mori pjesë vetëm ai I LSDM-së por munduan liderët e BDI-së dhe PDSH-së, Aliu Ahmeti dhe Menduh Thaçi.
 
Partitë shqiptare u përfaqësuan deputetët Talat Xhaferi dhe Imer Aliu