Ekonomi
Çmimet e derivateve bien për 2 deri në 2,5 denarë për litër
09.04.2025 13:53
KRrE solli vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës...

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 2,85 % në raport me vendimin e datës 08.04.2025.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe të EURODIZEL BS (D-Е V) si dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) ulen për 2,00 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 98 ulet për 2,50 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut M-1 SU, ulet për 1,041 denarë për kilogram.
Nga data 10.04.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 74,00 (denarë/litër)
- Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 76,00 (denarë/litër)
- Naftë motori EURODIZEL BS (D-Е V) 66,50 (denarë/litër)
- Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 66,50 (denarë/litër)
- Mazut М-1 SU 38,965 (denarë/kilogram)
