“Kush është i radhës?”, paraqet kërkesë në Qeveri, qytetarët duhet t’i dinë lokalet e sigurta
Lëvizja qytetare “Kush është i radhës?” do të fillojë gradualisht me dorëzimin e kërkesave për zjarrin në Koçan...

Lëvizja qytetare “Kush është i radhës?” do të fillojë gradualisht me dorëzimin e kërkesave për zjarrin në Koçan, ku humbën jetën 61 persona. Përfaqësuesi i lëvizjes, Umer Muhamedi, në një konferencë për media para Qeverisë bëri të ditur se do të fillojnë me dorëzimin zyrtar në arkivë të të gjitha institucioneve që i konsiderojnë kompetente për zbatimin e kërkesave. Ata kanë dorëzuar kërkesën e tyre të parë – vendosjen e një e-inspektorati apo softueri, përmes të cilit do të futen të gjithë procesverbalet e inspektimeve të kryera. Sipas tij, synimi i tyre është që qytetarët të kenë qasje, se cilat lokale janë të sigurta dhe cilat jo.
