Botë

Vazhdojnë sulmet izraelite në Gazë, Guteres: Gaza është një fushë vrasjesh

09.04.2025 16:00

Avionët izraelitë shënjestruan disa tenda të të zhvendosurve në zonën Al-Mavasi...

Avionët izraelitë shënjestruan disa tenda të të zhvendosurve në zonën Al-Mavasi, në perëndim të provincës Kan Junis, në Rripin jugor të Gazës, duke vrarë dhjetëra civilë dhe duke plagosur qindra të tjerë. Sulmet vazhdojnë të ndodhin në zonën Al-Mavasi, pavarësisht përcaktimit të saj nga ushtria izraelite si zonë e sigurt. Gjithashtu pikat kufitare mbeten të mbyllura. Për shkak të gjenocidit dhe bllokadës së vazhdueshme izraelite, shumë njerëz nuk kanë qasje në burimet thelbësore, përfshirë nevojën për ujë dhe ushqim, duke prekur më së shumti fëmijët palestinezë.
 
"Ka kaluar më shumë se një muaj i tërë pa një pikë ndihme në Gazë, pa ushqim, pa karburant, asnjë ilaç. Nuk ka furnizime komerciale. Ndërsa ndihmat janë tharë, dyert e tmerrit janë rihapur. Gaza është një fushë vrasjesh dhe civilët janë në një lak të pafund vdekjeje. Disa të vërteta të tetorit janë të qarta. Të gjithë ne e dimë se armëpushimet funksionojnë. Armëpushimi siguroi shpërndarjen e ndihmave për shpëtimin e zjarrit. Si fuqi pushtuese, Izraeli ka detyrime të qarta sipas ligjit ndërkombëtar – duke përfshirë të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut.”, - theksoi sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guteres. 
 
Më 18 mars Izraeli rifilloi një fushatë të papritur të sulmeve ajrore në Gazë dhe që atëherë ka vrarë të paktën 1 mijë palestinezë dhe ka plagosur më shumë se 2 mijë të tjerë, duke thyer armëpushimin e muajit janar dhe marrëveshjen e shkëmbimit të të burgosurve midis Izraelit dhe Hamasit.
 
Që nga tetori i vitit 2023, gjenocidi i vazhdueshëm izraelit ka marrë jetën e të paktëve 50.800 palestinezëve, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU