Dy ditë zie në Maqedoni

11.05.2015 09:47

Në Republikën e Maqedonisë edhe sot është Ditë zie për shkak të vdekjes së pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme në aksionin policor për shkatërrimin e një grupi më të madh të armatosur në Kumanovë...

Qeveria në seancë të jashtëzakonshme mori vendim që 10 dhe 11 maji, e dielë dhe e hënë, të jenë ditë zie.

Flamuri i Republikë së Maqeodnisë edhe sot do të ulet në gjysmë shtizë.

Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale dërgoi udhëzime deri te mediat për përmbajtjen e programit gjatë ditëve të zisë.