Botë

Rusia shpall non grata dy diplomatë rumun, masa erdhi pasi përgjigjes së rusëve muajin e kaluar

09.04.2025 18:34

Ministria e Jashtme ruse njoftoi dëbimin e dy diplomatëve rumunë nga Moska...

Ministria e Jashtme ruse njoftoi dëbimin e dy diplomatëve rumunë nga Moska, pasi thirri të ngarkuarin me punë rumun.
 
Në një deklaratë, ministria tha se kishte shpallur atasheun ushtarak dhe zëvendës atasheun ushtarak rumun persona non grata, duke i urdhëruar ata të largoheshin nga Rusia.
 
Masa për të shpallur persona non grata dy diplomatët rumunë, tha ministria në deklaratën e saj, ishte përgjigja e Bukureshtit ndaj dëbimeve të muajit të kaluar të diplomatëve rusë për veprime që Rumania i përshkroi si veprime që bien ndesh me normat diplomatike./Top Channel