Maqedoni
Gashi takon Kllakoçar-Zupançiç, Sllovenia mbështet RMV-në në rrugën drejt BE-së
09.04.2025 18:11
Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka pritur në takim homolegen e tij sllovene...

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka pritur në takim homolegen e tij sllovene Urshka Kllakoçar Zupançiç, e cila qëndroin për vizitë zyrtare në Shkup. Procesi euro-integrues I vendit si dhe përforcimi i marrëdhënieve parlamentare kanë qenë temat kryesore në takim.
“Si dy shtete të angazhuara për vlerat e paqes, sigurisë dhe demokracisë, angazhim I përbashkët në kuadër të NATO-s dhe organizatave ndërkombëtare e bën partneritetin tonë edhe më të besueshëm. Kur jemi këtu konstatuam se zgjerimi I BE-së në një kohë kur angazhimi dhe fokusi i misioneve tona mbetet Ukraina, nuk pasqyron më vetëm një objektiv strategjik, por një interes gjeo-politik”, u shpreh kryetari i kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi.
“Sllovenia është një mbështetëse e vazhdueshme dhe e përkushtuar e përparimit të Maqedonisë në rrugën e saj drejtë BE-së dhe do të vazhdojë ti ofrojë asaj mbështetje politike dhe përvojën e saj në të ardhmen. Në këtë drejtim, fakti që komisionerja e re evropiane për zgjerim është Marta Kos, parlamenti I Republikës së Sllovenisë është I gatshëm për shkëmbim të vlerave dhe prëvojave në nivel parlamentar”, theksoi kryetarja e kuvendit të Sllovenisë, Urshka Kllakoçar Zupançiç.
ERSAN PAJAZITI
