Në Ohër konferencë ndërkombëtare për sistemet pagesore

11.05.2015 09:54

Sfidat dhe mundësitë të cilat dalin nga dixhitalizimi i rrjedhave pagesore dhe inovacioneve do të jenë temë e konferencës së tetë ndërkombëtare për sistemet pagesore dhe sistemet e barazimit të letrave me vlerë, që do të mbahet prej sot deri më 13 maj në Ohër...

Konferencën e organizon Banka popullore e Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me bankat qendrore të Holandës dhe Portugalisë.

Pjesëmarrësit e konferencës do të ndalen në proceset integrative në fushën e pagesave në BE dhe zhvillimin vijues të projektit për Fushën e vetme evropiane pagesore - SEPA,  trendet tek sistemet e barazimit të letrave me vlerë, ndërsa veçanërisht realizimi i projektit "TARGET 2 për letra me vlerë", si dhe përfshirje financiare dhe arritshmëria e shërbimeve pagesore deri te personat fizikë dhe juridikë.

Në konferencë është paralajmëruar pjesëmarrja e përfaqësuesve të bankave qendrore nga Shqipëria, Bjellorusia, Bullgaria, Egjipti, Armenia, Kosova, Polonia, Sllovakia, Turqia, Kroacia dhe Mali i Zi, institucioni UNKTAD për tregti dhe zhvillim pranë Kombeve të Bashkuara me seli në Zvicër, institucionet financiare "Komercbank" (Commerzbank) nga Gjermania dhe "Akjuiti" (Accuity) nga Britania e Madhe, si dhe përfaqësues të bankave afariste, rregullatorët e infrastrukturës në tregjet financiare dhe institucionet e tjera financiare dhe jofinanciare në Republikën e Maqedonisë.