Maqedoni

Parashikimi i motit

10.04.2025 08:53

Dita e enjte me mot pjesërisht të vranët ku nuk do të mungojnë edhe periudhat me diell...

Dita e enjte me mot pjesërisht të vranët ku nuk do të mungojnë edhe periudhat me diell. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë reshje lokale shiu, ndërsa në malet më të larta do të ketë borë të dobët. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në pjesët lindore dhe përgjatë lumit Vardar do të fryjë erë e fortë nga veriperëndimi.
 
Në Shkup, pjesërisht i vranët me mot me diell. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë reshje të herëpashershme shiu, ku do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut.