Maqedoni

Komunikacioni po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata

10.04.2025 09:04

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme...

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata, njofton LAMM.
 
Drejtimi rrugor Krushevë – f. Dolno Divjaci – f. Koçisha është e pasigurt për qarkullim dhe paraqet rrezik për qarkullimin normal. Prej datës 4 prill 2025 kjo rrugë është e mbyllur për të gjitha llojet e trafikut dhe në vend të saj mund të perdoret rruga rajonale f. Pusta Reka-Krushevë.
 
Sipas njoftimit nga Viaduct Trej Dooel - Gostivar, në kuadër të ndërtimit të Korridorit 10D, aktualisht është në fuqi një regjim i përkohshëm i komunikacionit në rrugën Prilep - Manastir, ku lëvizja e automjeteve do të ridrejtohet përgjatë rrugës rajonale Prilep - Manastir, nga pjesa Lagovë deri në Topolçan. Ky regjim i përkohshëm ka nisur më 3 prill 2025 dhe do të zgjasë deri në përfundimin e aktiviteteve ndërtimore.
 
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën maqedonase nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
 
LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.