Hendboll, Maqedonia përmes manastirit në botëror
10.04.2025 10:28
Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll për vajza në ndeshjen e parë të balotazhit...
Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll për vajza në ndeshjen e parë të balotazhit për kualifikim në botërorin e ardhshëm të hendbollit pësoi disfatë me 22:18 nga Polonia. Duke parë se si u rrjedhi ndeshja hendbollistet e vendit mund të jenë të kënaqura me këtë disfatë de të shpresojë se në ndeshjen e kthimit në Manastir, të shtunën do të bëjë befasi të madhe dhe do të sigurojë vizën në botërorin e këtij viti.
Në pjesën e dytë ndeshjes polaket kishin plus 10 gola 21:11, pasoi një rrënie në lojën e hendbollisteve vendae të cilën e shfrytëzuan vajzat e vendit. Për reth 10 minuta polaket nuk shënuan gol, ndërsa ato të Maqedonisë bënë një seri 5:0 dhe u ofrua në katër gola diferenc të cilët duhet ti anulojnë të Manastir. Me 8 gola të shënuar në këtë ndeshje më e spikatur ishte Sara Ristoska. Ndeshja e kthimit do të luhet të shtunën në Manastir. (Gazetar: Safet Ademi)
