Ministri i Mbrojtjes i Letonisë për vizitë në Maqedoni

11.05.2015 09:57

Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Letonisë, i kryesuar nga ministri Rejmonds Vejonis, sot do të arrijë për vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë...

Siç njoftoi MM, ministri Vejonis do të ketë takim me homologun e tij, ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Zoran Jolevski.

Në kuadër të vizitës, ministri Vejonis do ta vizitojë Regjimentin për operacione speciale në kazermën "Ilinden" në Shkup.

Nesër, sipas paralajmërimeve, ministri Rejmonds Vejonis do të takohet edhe me kryetarin e Komsionit  të mbrojtes dhe sigurisë në Kuvendin e Repubikës së Maqedonisë, Emil Dimitriev dhe anëtarët e Komisionit.