Liga e Kampionëve, Barcelona me një këmbë në gjysmëfinale
10.04.2025 10:32
Barcelona e fitoi bindshëm, 4:0, ndeshjen e parë çerekfinale të Championsit ndaj Borussia Dortmundit...

Barcelona e fitoi bindshëm, 4:0, ndeshjen e parë çerekfinale të Championsit ndaj Borussia Dortmundit. Tre sulmuesit e tyre shënuan gola, ndërsa skuadra katalunase thuajse siguroi gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Supertalenti 17-vjeçar Jamal, u fut në historinë e këtyre garave, si futbollisti I vetëm që para se të mbshë 18 vjet ka luajtur 20 ndeshje resht në Ligën e Kampionëve. Levandovski, duke shënuar dy gola në këtë përballje kundër BVB-së, arriti shifrën e 29 golave në 28 ndeshje të luajtura kundër ish skuadrës së tij.
Polaku është bërë lojtari i parë që ka shënuar mbi dhjetë gola në një edicion te kampionët për tri skuadra të ndryshme. Këtë e kishte arritur edhe me Borussia Dortmundin dhe Bayernin. Të martën e ardhshme është ndeshja e kthimit në Dortmund dhe fituesi luan me më të mirën e ndeshjes Bayern Munich – Inter. (Gazetar: Safet Ademi)
