PSG me përmbysje e mundi Aston Vilën
10.04.2025 10:34
Paris Saint-Germaini ka fituar 3:1 ndaj Aston Villas në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve....

Paris Saint-Germaini ka fituar 3:1 ndaj Aston Villas në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Rezultati e lë të hapur sfidën për ndeshjen e kthimit që zhvillohet në “Villa Park” në Birmingham të martën. Por Parisi që javën e shkuar e siguroi titullin ekampionit në Francë, është në situatë shumë të favorshme për kualifikim në gjysmëfinale të garës elitare evropiane.
PSG në 28 ndeshje kanë shënuar 25 fitore duke I llogaritur edhe 6 tek kampionët. Në anën tjetër anglezët kanë po ashtu rezultate të mira 8 fitore 1 humbje në 9 ndeshjet e fundit në të gjitha garat. Humbja erdhi mbrëmjen e kaluar nga parisienët. Fituesi I kësaj ndeshje në ½ finale përballet me më të mirin nga Arsenal – Real Madrid.
