Evropiani i mundjes, ari dhe bronz për Shqipërinë
10.04.2025 10:36
Një medalje ari dhe një bronzi për Shqipërinë, mundësit e të cilës po shkëlqejnë në Kampionatin Europian...

Një medalje ari dhe një bronzi për Shqipërinë, mundësit e të cilës po shkëlqejnë në Kampionatin Europian të të rriturve në Bratislavë. I artë është Shermen Valiev në peshën deri në 74 kilogram, i cili në finale ka mundur mundësin rus nën siglën e Federatës Botërore të Mundjes, Sidakov, 4-2. Valievi tek e arta arriti me tri fitore. Kjo është medalja e dytë e artë që merr për vitin 2025 Valiev, ndërsa më parë i tillë ishte dhe në Turneun Ndërkombëtar “Muhamet Malo”.
Ndërkohë i bronztë ishte mundësi i dytë i natyralizuar Zelimkan Abakarov në peshën deri në 61 kilogram. Ai në finalen për vendet 3-5 ka mundur 6-0 moldavin Leonid Kolesnic.
Një ndeshje e dominuar nga Abakarov, që raundin e parë e kishte fituar 3-0. E më pas thellon dhe në të dytin dhe fitoi me 11-0. Dagestanezi me pasportë shqiptare për Shqipërinë paraqitet prej vitit 2022. Tashmë ka fituar medalje të artë dhe të bronztë botërore e po ashtu dy medalje të argjendta evropiane.
