NBA, Denver i jep fund serisë negative
10.04.2025 10:39
Skuadra e Denverit, rikthehet te fitorja në NBA, pas triumfit 124- 116 ndaj Sakramento...

Skuadra e Denverit, rikthehet te fitorja në NBA, pas triumfit 124- 116 ndaj Sakramento, duke i dhënë fund serinë prej katër humbjeve resht. Kjo ishte ndeshja e parë nga shkarkimi i trajnerit Majkl Maloun, ndërsa Jokiç me 20 pikë 12 kërcime e 11 asistime shënoi “tripëll – dabëll” që ishte e 32-ta në këtë sezonë të NBA-së. Në skuadrën e Sakramentos më I spikatur ishte Zek Levin, që ndeshjen e mbylli me “dabëll – dabëll” ku pati 27 pikë e 11 kërcime. Në dy ndeshje deir në mbyllje të sezonit të rregullt Denveri në renditjen e Konferencës së Perëndimit me përpjestimin 48:32 e ndajnë pozitën e katërt me Los Angeles Klippers, ndërsa Sakramento me përpjestimin 38:41 e mban pozitën e nëntë.
Në ndeshjet e tjera Los Angeles Klipers 134:117 e mundi Hjuston-in duke e shënuat fitoren e gajshtë resht. L.A Lejkers me fitoren 112:97 ndaj Dallasit e siguruan pozitën e tretë në Perëndim. Orlando me 96:76 mundi kampionoin aktual Bostonin dhe siguroi pozitën e shtatë në Lindje. Oklahoma me 33 pikët e Uiliam me 125:112 e mundi Feniksin të cilët I eliminoi nga mbiluajtja, ndërsa Juta pas vazhdimeve me 133:126 e mundi Portlandin, dukei dhënë fund serisë prej 9 humbjeve resht. (Gazetar: Safet Ademi)
Rezultatet:
Orlando Magic - Boston Celtics 96-76
Washington Wizards - Philadelphia 76ers 103-122
Dallas Mavericks - Los Angeles Lakers 97-112
Toronto Raptors - Charlotte Hornets 126-96
Chicago Bulls - Miami Heat 119-111
Utah Jazz - Portland Trail Blazers 133-126 (vazhdime)
Golden State Warriors - San Antonio Spurs 111-114
Phoenix Suns - Oklahoma City Thunder 112-125
Sacramento Kings - Denver Nuggets 116-124
Los Angeles Clippers - Houston Rockets 134-117
