Botë
Von der Lejen mirëpret pezullimin e tarifave nga Trampi
10.04.2025 11:11
Vendimi dramatik i presidentit amerikan, Donald Tramp, për të ndalur tarifat e larta të vendeve...

Vendimi dramatik i presidentit amerikan, Donald Tramp, për të ndalur tarifat e larta të vendeve është një hap i rëndësishëm drejt stabilizimit të ekonomisë globale.
Kështu të paktën ka thënë këtë mëngjes presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen. Shefja e BE-së tha se ajo përshëndeti pauzën e Trampit dhe blloku mbetet i përkushtuar ndaj negociatave konstruktive me ShBA-në, me qëllimin e arritjes së “tregtisë pa fërkime dhe reciprokisht të dobishme”.
Trampi javën e kaluar kishte njoftuar një tarifë të gjerë 20% për importet amerikane nga BE-ja, si pjesë e tarifave të tij globale “reciproke”. Por, në ndryshimin e tij, dje ai njoftoi një pauzë prej 90 për shumicën e partnerëve tregtarë, përfshirë BE-në.
