Maqedoni
Është djegur një veturë përballë qendrës klinike
10.04.2025 11:32
Një veturë ka marrë flakë dhe është djegur në rrugën “Vladimir Nazor”, përballë Qendrës Klinike...

Një veturë ka marrë flakë dhe është djegur në rrugën “Vladimir Nazor”, përballë Qendrës Klinike, por zjarri që u shkaktua si pasojë e djegies u shua në kohë.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa në vendngjarje ndodhen ekipet e policisë dhe zjarrfikësve. Zjarri fatmirësisht u shua pas intervenimit në kohë të ekipit të zjarrfikësve, që nuk lejuan përhapjen e tij. Informacione më të hollësishme për këtë ngjarje priten nga Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës.
