Botë

Rëndohet bilanci i tragjedisë në Santo Domingo, shënohen 184 viktima e qindra të plagosur

10.04.2025 11:45

Është përkeqësuar bilanci i viktimave nga shembja e çatisë së një klubi nate në Santo Domingo në Republikën Dominikane...

Është përkeqësuar bilanci i viktimave nga shembja e çatisë së një klubi nate në Santo Domingo në Republikën Dominikane. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se 184 persona kanë humbur jetën, ndërsa qindra të tjerë janë plagosur.
 
Të paktën 50 persona u nxorën të gjallë. Mes viktimave është edhe këngëtari merengue, Rubi Perez, i cili po performonte kur ndodhi shembja, si edhe ish-lojtarët e bejsbollit. Në klubin e natës ndodheshin rreth 500-1.000 njerëz. Autoritetet vendase si drejtori i urgjencës, ministrat e Mbrojtjes dhe Shëndetësisë dhe presidenti, Luis Abinader, shkuan në vendngjarje dhe shprehën keqardhjen e tyre për tragjedinë.
 
"Na vjen thellësisht keq për këtë tragjedi. Ne e kemi ndjekur rastin minutë pas minute. Të gjitha agjencitë po ofrojnë ndihmën e nevojshme dhe po punojnë pa u lodhur.", tha Abinader.