Maqedoni

MPB-ja dhe Prokuroria, bashkëpunim kundër krimit dhe korrupsionit

10.04.2025 14:14

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim në luftën kundër krimit dhe Korrupsionit...

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim në luftën kundër krimit dhe Korrupsionit. Me nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunim, Toshkovski dhe Kocevski zotohen për angazhim të dy institucioneve në zbulimin dhe sigurimin e dëshmive për veprat penale, si dhe realizimin me sukses të procedurave hetimore.
 
“Bashkëpunimi ynë, përmirësimi i të gjitha kapaciteteve institucionale që janë vendosur, do të sjellin te një shoqëri më normale, ku secili qytetarë do të mund të ketë ndjenjën se më në fund në Maqedoni, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë nuk është deklarative, por është e vërtetë dhe do t’i shohin rezultatet e luftës së përbashkët ndërmjet këtyre dy institucioneve.”, - deklaroi Pançe Toshkovski nga MPB.
 
“Ditëve të kaluara vendi ynë u përball me një tragjedi të tmerrshme, e cila i vendosi dhe vazhdon t’i vendosë në test të gjitha institucionet, sidomos ato që janë të obliguara të sigurojnë ndjekje efikase penale të gjithë atyre që kanë përgjegjësi për pasojat e tmerrshme. Nga qasja jonë e koordinuar drejtpërdrejt varet fuqia e përgjigjes me të cilën shoqëria do të tentojë të vendosë baza të reja të përgjegjësisë dhe t’i bind qytetarët në sistemin e drejtësisë.”, - deklaroi prokurori i Shtetit, Lupço Kocevski. 
 
Toshkovski dhe Kocevski theksuan se nuk bëhet fjalë për deklaratë politike, por ky memorandum është dëshmi e vullnetit për aksion të përbashkët kundër kriminalitetit dhe korrupsionit.    
 
GYLTENE SINANI