Maqedoni

Tragjedia në Koçan, LSDM pyet se përse nuk zgjerohet hetimi?

10.04.2025 15:18

Katër javë pas tragjedisë në Koçan, hetuesia nuk ka zgjeruar hetimin....

Katër javë pas tragjedisë në Koçan, hetuesia nuk ka zgjeruar hetimin. Akuza e tillë e socialdemokratëve ndërlidhet edhe me mungesën e përgjigjeve për pyetjet se kush mbart përgjegjësi për shpërthimin e zjarrit, që bëri kërdinë, si dhe kush është përgjegjësi për mungesë sigurie. Ata ftojnë të ketë qasje joselektive që drejtësia të depërtojë tek familjet e viktimave.
 
“Nuk është ngritur asnjë procedurë ndaj ndonjë personi në MPB, policisë së Koçanit, Shtipit, Byrosë për Siguri Publike, edhe pse ata natën e trishtë ishin në detyrë. Pse nuk zgjerohet hetimi, përkundër paralajmërimit? Përse asnjë funksionarë aktualë nuk është përfshirë në hetim apo nuk është thirrur në bisedë informative?”.
 
VMRO: Filipçe të përgjigjet për gabimet e tij
 
Nga VMRO – DPMNE, duke e cilësuar LSDM-në në krye me Filipçen si jokompetente për të folur për drejtësi, thonë se vetë Filipçe nuk ka dhënë llogari për tragjedinë në spitalin modular në Tetovë, për Onkologjinë dhe skemat në tentativë për provizione me vaksina gjatë periudhës së Kovidit, andaj kërkojnë dorëheqjen e tij.
 
“Ku do të duhej të përfundonin 6 milionë dollarë nga furnizimi i vaksinave? Ndërmarrja “Stabri” a ka lidhje me LSDM-në dhe vet Filipçen, marrë parasysh faktin se është formuar tre muaj pasi LSDM pati ardhur në pushtet.”, - theksoi anëtari i KQ-së së VMRO – DPMNE-së, Valentin Manasievski.
 
Sipas Prokurorisë, hetimi mbi tragjedinë në Koçan po trajton dëshmitarët, por edhe faktet. Në hetim janë përfshirë 26 persona, tri ndërmarrje dhe shtatë policë të stacioneve policore, Shtip dhe Koçan.
 
MERAL ISMAILI