Në "Alo doktor" 34.834 thirrje

11.05.2015 10:00

Në linjën telefonike për këshillë mjekësore "Alo doktor" nga shtatori e deri tani ka pasur 34.834 thirrje...

Shtëpia e Shëndetit  - Shkup kumtoi se prej datës 4 e deri më 10 maj për ndihmë mjekësore në linjën telefonike janë paraqitur 855 qytetarë.

Njëzet e dy mjekë janë të arritshëm për këshillë mjekësore, ndërsa paraqitjet janë nga qytetarët e të gjitha qyteteve në Maqedoni. Të gjithë atyre personave të cilët janë paraqitur në linjë telefonike "Alo doktor" u është dhënë ndihmë adekuate mjekësore përmes këshillit shëndetësor dhe terapisë adekuate.

Paraqitjet më së shpeshti janë me spektër të gjërë të simptomatologjisë më të ndryshme, simptome kardiovaskulare, respiratore nga kushtet e ndryshme kohore.

Në koll qendrën "Alo doktor" çdo ditë prej orës 18 deri në orën 22 për këshillë mjekësore janë drejtorët e arritshëm dhe kujdestarë të institucioneve shëndetësore publike.

Në linjë sot prej orës 18 e deri në orën 22 kujdestar do të jetë drejtori i Klnikës për kirurgji të fëmijëve dr. Risto Simenov, ndërsa nesër dr. Emilia Velikova nga Instiuti për transfuziolgji.

Më 13 maj në koll qendrën "Alo doktor"  kujdestar do të jetë prof. dr. Zoran Spirovski nga Klinika për kirurgji torakale dhe vaskulare, më 14 maj pro.dr Igor Kuzmanovksi, drejtori i Klinikës për neurologji, ndërsa më 15 maj prof. dr. Aleksnadra Çapraovsi, drejtor i Klinikës për nefrokirurgji.

Më 16 maj prej orës 18 deri në orën 22 kujdestar do të jetë prof.dr Sashko Karagjozov, drejtor i Klinikës për kirurgji digjestive, ndërsa më 17 maj dr Sonja Kuzamnovska nga Instituti për biokimi klinike.