Botë

Trampi mbron tarifat, Tramp: Amerika po fiton, ne po vendosim rekorde

10.04.2025 16:20

Presidenti amerikan Donald Tramp thotë se me vendosjen e tarifave, Amerika po fiton...

Presidenti amerikan Donald Tramp thotë se me vendosjen e tarifave, Amerika po fiton. Efekti i parë në ekonominë globale ishte rënia e çmimit të naftës dhe rritja e dollarit amerikan. Monedha ra kundrejt jenit japonez, por u forcua kundrejt euros. Pasiguria vazhdon, përderisa aktorët janë jashtëzakonisht të kujdesshëm në garën për para dhe fitim. U rrit indeksi i bursës kineze, edhe pse të dy vendet janë në një luftë tarifash.
 
"Ne patëm një ditë të mirë për ne në bursë, Amerika po fiton, ne po vendosim rekorde. Përdorëm mjekësinë aty ku duhej. Asnjë president nuk e ka bërë ndonjëherë këtë më parë, unë e kam bërë. Presidenti Xi është një njeri shumë i zgjuar. Mendoj se në fund do të arrijmë një marrëveshje shumë të mirë për të dy vendet.", - deklaroi presidenti i ShBA-së, Donald Tramp. 
 
Kina po shet aksionet e saj në bursat botërore. Bursa e Hong Kongut, e cila hapet e dyta pas Tokios në botë, pësoi turbullirë të paparë, me ndërmjetësit që nuk dinin nëse të shesin apo të blejnë.
 
"Gjithçka është ende e paqëndrueshme, nuk dihet se çfarë mund të presim nga Trampi. Kërcënimi i një recesioni global nuk është zhdukur. Nëse Kina do të lëshonte një trilion dollarë letra me vlerë të ShBA-së, do të shkaktonte kaos në tregun financiar. Përveç kërcënimit të inflacionit, ne nuk dimë se çfarë të presim tjetër.", - theksoi drejtori i “Aksioneve Globale”, Francis Lun. 
 
Në Bashkimin Evropian gjithnjë e më shumë është i përhapur opinioni në favor të tregtisë pa taksa me Uashingtonin. Oferta e Brukselit duhet t'u paraqitet partnerëve amerikanë, tha kryeministri grek Mitsotakis. Përndryshe, shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen, ka konfirmuar përmes rrjetit social X se Bashkimi Evropian do t’i pezullojë kundërmasat e miratuara ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një afat 90-ditor, si përgjigje ndaj vendimit të presidentit amerikan, Donald Tramp, për t’i pezulluar tarifat reciproke.
 
BELINDA KOKA ADEMI