Botë

Ukrainë, Kievi në shënjestër të sulmeve ruse

10.04.2025 16:39

Kievi sërish në shënjestër të dronëve rusë. Moska fajëson Ukrainën për sulmet në objektet energjetike...

Kievi sërish në shënjestër të dronëve rusë. Moska fajëson Ukrainën për sulmet në objektet energjetike, zmbrapsjen e sulmit në stacionin e kompresorit në Kuban. Ukraina ka njoftuar se Rusia ka nisur një ofensivë të re në verilindje të vendit, me dyfishimin e sulmeve në të gjitha drejtimet në front.
 
Zelenski pretendon se mbi 150 ushtarë kinezë po luftojnë në anën e Rusisë. Kina është një nxitës kyç i luftës së Rusisë, thotë ministri i Jashtëm evropian. Ndërkohë,Pekini mohon deklaratat nga Kievi.
 
"Qytetarët kinezë të kapur janë në Kiev. Ne kemi gjithashtu informacione për shtetas të tjerë kinezë në ushtrinë ruse me emra, mbiemra dhe përshkrime dhe se si ata hynë në kontingjentin e pushtimit rus.", - deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski. 
 
"Është e qartë se Kina është nxitësi kryesor i luftës ruse. Pa mbështetjen e tyre, Rusia nuk mund ta kishte zhvilluar luftën në masën që është. Ne shohim se 80% e mallrave me përdorim të dyfishtë hyjnë në Rusi përmes Kinës. Është e qartë se nëse Kina vërtet dëshiron të ndërpresë mbështetjen, atëherë kjo do të ketë një ndikim.", - theksoi ministrja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas. 
 
Në të njëjtën kohë, Ukraina po vazhdon negociatat për mineralet e rralla të tokës me Shtetet e Bashkuara. Zelenski tregoi se ai pret një raund të ri negociatash për armëpushim me Uashingtonin javën e ardhshme.
 
BELINDA KOKA ADEMI