Botë

Shqipëri, nesër do të nisë fushata për zgjedhjet e 11 majit

10.04.2025 16:58

Vetëm një ditë para nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit...

Vetëm një ditë para nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, OSBE-ja i kujtoi institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë rëndësinë të bëjnë detyrën e tyre për hetimin e krimeve zgjedhore.
 
“Sigurimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme kërkon institucione të forta, llogaridhënie, transparencë dhe angazhim të palëkundur ndaj shtetit të së drejtës. Prokurorët, oficerët e policisë gjyqësore dhe përfaqësuesit e Policisë së Shtetit kanë detyrën thelbësore të hetimit, ndjekjes penale dhe luftës kundër krimit zgjedhor.”, - deklaroi ambasador në OSBE, Michel Tarran.  
 
Institucionet e drejtësisë në këto zgjedhje do të jenë të pranishme më afër se kurrë për gjetjen e krimeve zgjedhore.
 
“Kemi vendosur që pranë KQZ-së do të ketë përfaqësues të SPAK-ut dhe Prokurorisë së Përgjithshme, një oficer i policisë gjyqësore dhe një prokuror. Secili të shfaqë gatishmëri për të raportuar krimet zgjedhore.”, - theksoi prokurori i përgjithshëm, Olsian Çela.
 
KQZ-ja, Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK-u kanë bashkuar fuqitë në këto zgjedhje për të luftuar krimin elektoral përmes një marrëveshjeje. Ato do të fokusohen në parandalimin dhe hetimin e veprave penale që lidhen me blerjen e votës, keqpërdorimin e administratës publike dhe të infrastrukturës shtetërore, si edhe me përfshirjen e grupeve kriminale në zgjedhje.
 
LULJETA NDOKA