Botë
Gaza, Ministria e Shëndetësisë alarmon për ilaçe
10.04.2025 17:20
Të paktën 23 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një sulmi ajror izraelit...
Të paktën 23 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një sulmi ajror izraelit, i cili goditi një ndërtesë banimi në pjesën veriore të Gazës, ndërsa sipas raportimeve ushtria izraelite po përgatitet për ta marrë në kontroll qytetin Rafah, si pjesë e korridorit të ri të sigurisë.
Ministria e Shëndetësisë në Gazë bëri një "thirrje urgjente" për rritjen e rezervave të barnave në spitale dhe qendra të kujdesit shëndetësor parësor në Gazë, ku Izraeli ka bllokuar hyrjen e ndihmave humanitare, ilaçeve dhe furnizimeve mjekësore. Në deklaratën e ministrisë u theksua se mungesa e ilaçeve dhe furnizimeve mjekësore në Gaza ka arritur në "nivele të rrezikshme dhe të paprecedentë". "80 mijë të sëmurë me diabet dhe 110 mijë të sëmurë me hipertension nuk kanë mjekim në qendrat e kujdesit parësor shëndetësor. Kanë mbaruar stoqet 54 për qind e ilaçeve për sëmundjet e kancerit dhe sëmundjet e gjakut", thuhet në deklaratë.
Ndërkohë kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ka hedhur poshtë kritikat e disa rezervistë të forcave ajrore për luftën në Gazë. Ata i kanë cilësuar veprimet e kryeministrit izraelit si të pafalshme. Ushtria izraelite tha se do të shkarkonte rezervistët në shërbim, të cilët kishin nënshkruar një letër që kërkonte që kthimi i pengjeve izraelite t’i jepej përparësi ndaj luftimit të Hamasit.
