Gashiq: Ushtria e Serbisë e ngriti nivelin e gatishmërisë luftarake

11.05.2015 10:07

Ushtria në Serbi e ka ngritur nivelin e gatishmërisë luftarake dhe është e gatshme me strukturat e tjera të sigurisë që të ruajë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, rekomandoi mbrëmë ministri serb i Mbrojtjes, Bratisllav Gashiq, gjatë vizitës në bazën "Cvore", në kufi me Maqedoninë...

"Jemi të gatshëm që së bashku me strukturat e tjera të sigurisë të Republikës së Serbisë t'i përgjigjemi të gjitha sfidave që mund ta rrezikojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit dhe qytetarëve tanë", tha ministri në një deklaratë për "Tanjugun".

Gashiq më pas e vizitoi edhe policinë kufitare dhe kalimin kufitar Preshevë.