Botë
Tragjedi ajrore në Nju Jork, humbën jetën piloti dhe 5 anëtarë
11.04.2025 09:30
Një familje prej pesë turistësh spanjollë, përfshirë tre fëmijë, kanë humbur jetën pasi helikopteri që po i transportonte ata u rrëzua...

Një familje prej pesë turistësh spanjollë, përfshirë tre fëmijë, kanë humbur jetën pasi helikopteri që po i transportonte ata u rrëzua në Hudson në Nju Jork.
Zëdhënësi i bashkisë së Nju Jorkut identifikoi dy nga të vrarët, Agustin Eskobaron, shefin ekzekutiv të Siemens dhe Merce Camprubi Montal, që besohet të jetë gruaja e tij, sipas raportimeve të mediave amerikane. Bashkë me 5 anëtarët e familjes u vra edhe piloti i helikopterit.
“Katër viktima u shpallën të vdekur në vendngjarje dhe dy të tjerë u dërguan në spitalet e zonës lokale, ku fatkeqësisht të dy ndërruan jetë nga plagët.”, tha policia.
Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Erik Adams, konfirmoi gjashtë vdekjet dhe tha se autoritetet besonin se turistët ishin nga Spanja.
