Botë

Kina ka rritur tarifat për import nga ShBA-ja në 125%

11.04.2025 10:31

Pekini ka njoftuar tarifa të reja prej 125% për mallrat e importit, që vijnë nga Shtetet e Bashkuara....

Pekini ka njoftuar tarifa të reja prej 125% për mallrat e importit, që vijnë nga Shtetet e Bashkuara. Kjo rritje vjen pas 84%, që ishte shpallur të mërkurën.
 
Ministria e Financave e Kinës ka deklaruar se nëse ShBA-ja këmbëngul të vazhdojë të cenojë interesin e Kinës në mënyrë thelbësore, Kina do të marrë me vendosmëri kundërmasa dhe do të luftojë deri në fund. Ministri i Tregtisë i Kinës ka thënë gjithashtu se vendi kundërshton dhe dënon me vendosmëri masat e padëshiruara të tarifave të njëanshme të ShBA-së. Ai tha gjithashtu se vendosja e përsëritur e tarifave anormalisht të larta nga ShBA-ja është kthyer në një “lojë numrash” dhe nuk ka asnjë rëndësi ekonomike praktike. Ministria i ka kërkuar ShBA-së të ndërmarrë një hap të madh në anulimin e të ashtuquajturave ‘tarifa reciproke’ dhe të korrigjojë plotësisht praktikat e saj të gabuara.