Presheva me Shtab Emergjent për pritjen e refugjatëve nga Kumanova

11.05.2015 10:09

Përgjatë vijës kufitare që ndan Luginën e Preshevës me Maqedoninë, janë sistemuar qindra efektive të xhandarmërisë, policisë dhe ushtrisë serbe, ndërkohë që nga mbrëmë atje është formuar Shtabi Emergjent, njofton "Koha Ditore"...

Gjendja në Kumanovë ka ndikuar që në Preshevë të formohet Shtabi Emergjent për pritjen e mundshme të refugjatëve shqiptarë nga Lagja e Trimave, citon gazeta

Fadil Azizi, anëtar i Shtabit Emergjent Komunal për pritje të Refugjatëve të mundshëm nga Kumanova, ka bërë të ditur se janë bërë përgatitjet për ardhjen e ndonjë fluksi refugjatësh.