Rajon
Nis fushata zgjedhore në Shqipëri
11.04.2025 11:39
Nis sot zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri..

Nis sot zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri, duke çelur një muaj të ngjeshur takimesh, mitingjesh dhe përballjesh mes partive që garojnë për pushtet.
Partia Demokratike dhe koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” janë të parët që hapin fushatën me një miting madhor në sheshin “Nënë Tereza”. Ndërkohë, fushata zyrtare e PS-së hapet më 12 prill në orën 12:00, si simbolikë ndaj 12 yjeve të Bashkimit Evropian, destinacion që socialistët e vendosin në qendër të programit të tyre me sloganin: “Shqipëria 2030 në BE”.
Edhe Lulzim Basha do të hapë gjithashtu fushatën më 12 prill, një orë përpara socialistëve, nën logon e koalicionit euroatlantik, duke kërkuar të mbajë një profil të pavarur nga fraksioni Berisha. Ndërkohë, përplasjet verbale mes liderëve kanë nisur me tone të forta, ku kryeministri Rama ka ironizuar “shpresën amerikane” të demokratëve. Rama është shprehur optimist për një mandat të katërt, duke përmendur se PS-ja mund të fitojë “edhe më shumë se 77 deputetë”.
