Maqedoni

Takimi Murtezani – Boka, në fokus, integrimi i vendit në BE

11.04.2025 12:07

Vazhdimi i procesit eurointegrues të vendit dhe ndihma hungareze ishin temat kyçe në takimin mes ministrit për Euroitegrime...

Vazhdimi i procesit eurointegrues të vendit dhe ndihma hungareze ishin temat kyçe në takimin mes ministrit për Euroitegrime, Orhan Murtezani, me  homologun  e tij hungarez, Janush Boka. Me këtë rast u potencua se pa integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, procesi i zgjerimit është i pambaruar, ndërkohë politika e zgjerimit është një ndër qëllimet më të rëndësishëm të BE-së. 
 
“Mbështetja juaj e vazhdueshme dhe parimore për integrim sa më të shpejtë të Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit në BE, është shembull i vërtetë i miqësisë në praktikë.  Hungaria dëshmon se kur një shtet anëtarë i BE-së beson në  politikën e zgjerimit, ai jo vetëm që flet, por edhe vepron. Sot ne jemi dëshmitarë të atij përkushtimi – nënshkrimi i memorandumit për bashkëpunim, e cila është kornizë e fuqishme afatgjate dhe partneritet i strukturuar në sferën e integrimit evropian. Me këtë hap Maqedonia e Veriut dhe Hungaria edhe njëherë tregojnë se Evropa nuk është vetëm gjeografi dhe burokraci, por qëllim i përbashkët dhe besim i përbashkët se politika e zgjerimit është një nga qëllimet më të rëndësishme të BE-së.”, - deklaroi ministri për Eurointegrime, Orhan Murtezani. 
 
“Zgjerimi me Ballkanin Perëndimor, veçanërisht me Maqedoninë e Veriut, është proces i pambaruar. Maqedonia e Veriut tashmë duhej të ishte në Bashkimin Evropian dhe Maqedonisë së Veriut i duhet BE-ja, por edhe anasjelltas, BE-së i duhet Maqedonia e Veriut. Ne si Hungari jemi miku juaj i sinqertë në këtë rrugëtim.”, - theksoi ministri për Eurointegrime në Hungari, Janush Boka.