“Hendboll – KB 2025”, Maqedonia me minus 4 gola fillon ndeshjen

11.04.2025 12:26

Përfaqësuesja e vajzave të Maqedonisë në hendboll të shtunën në Manastir do të luajë ndeshjen e kthimit me Poloninë

Përfaqësuesja e vajzave të Maqedonisë në hendboll të shtunën në Manastir do të luajë ndeshjen e kthimit me Poloninë e vlefshme për balotazhin e botërorit të sivjem. Në ndeshjen e parë hendbollistet e vendit me 22:18 u mundën nga polaket dhe ndeshjen e nesërme e nisin me minus 4 gola.  
 
Përfaqësuesja e vendit për vajza në historinë e saj ka pesë paraqitje në botëror. Nga kontinenti i vjetër pjesëmarjen në botërorin e sivjem e kanë siguruar vendet organizatore – Gjermania dhe Holanda Direkt është kualifikuar edhe Franca, si kampione në fuqi e po ashtu Danimarka, Hungaria e Norvegjia. Këto tri përfaqësuese u kualifikuan si gjysmëfinaliste të Euro 2024. 
 
Në nivel me Danimarkën, Hungarinë e Norvegjinë është Suedia. Gjithsej 22 përfaqësuese evropiane luajnë edhe për 11 vende vakand për këtë botëror në të cilin do marrin pjesë 32 përfaqësuese. Botërori  nis me 26 nëntor ndërsa përfundon me 14 dhjetor të këtij viti. (Gazetar: Safet Ademi)