NBA, Minesota fiton me rekord të ri ekipor

11.04.2025 12:33

I shkëlqyeshmi Anthony Edwards me 44 pikë dhe 68% efikasitet ka drejtuar skuadrën e Minnesota Timberwolves...

I shkëlqyeshmi Anthony Edwards me 44 pikë dhe 68% efikasitet ka drejtuar skuadrën e Minnesota Timberwolves në fitoren ndaj Memphis Grizzlies me 141-125 pas së cilës ujqit nga Minneapolisi mbetën në garë për “Top6” më të mirët ne Perëndim si dhe për luajtje në “play-off”. Tek Mempihs me 36 pikë më i spikatur ishte Ja Morant. 
 
“Ujqit” shkëlqyen në çerekun e tretë ku me 52 pikë të shënuara vendosën rekrd të ri të skuadrës për pikët e shënuara në një çerekt të lojës. Përpos këtyr dy skuadrave,  në garë për gjashtë  vendet që sigurojmë play –off, janë edhe tri të tjera - LA Clippers, Denver, Golden State. Çdo gjë do të jetë e qartë pasi ndeshjeve që do të luhen sonte vonë sipas kohës sonë lokale. 
 
Në ndeshjet e tjera - Skuadra e Cleveland u mund me  114-112 nga Indiana, por ruan kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes.  Ndërsa Indiana, siguroi epërsinë e terrenit vendas në raundin e parë të “play-off”. Në një paralajmërim të ndeshjen se parë në play off, skuadra e Detroit Pistons në parket vendas me 115-106 e mundi New York Knicks. Play-in turneu në NBA, nis  të martën, ndërsa garat e “play-off” do të nisin  të shtunën me 19 prill. (Gazetar: Safet Ademi)