Salah edhe dy vjet të tjera te Liverpooli

11.04.2025 12:34

Mohamed Salah, ka firmosur kontratë të re dyvjeçare me Liverpoolin.

Mohamed Salah, ka firmosur kontratë të re dyvjeçare me Liverpoolin. Klubi i madh anglez e bëri të ditur vazhdimin e bashkëpunimit me sulmuesin nga Egjipti të premten në mëngjes.
 
32-vjeçari kishte kontratë vetëm deri në fund të këtij edicioni, ndërsa ka pasur diskutime të shumta për vazhdim të kontratës. Në fakt nuk ishte e sigurt që Liverpooli do t’i ofronte kontratë të re Salahut, që po kalon formë shumë të mirë këtë edicion. Ai i ka 243 gola e 109 asistime në 393 paraqitje për Liverpoolin.