Maqedoni
“Lagjia e trimave”, kthehen banorët, nata kaloi pa ujë dhe drita
11.05.2015 14:33
Pas dy ditë luftimesh, banorët e Lagjes së trimave në Kumanovë, më në fund mbrëmë u kthyen në shtëpitë e tyre...

Luftimet kanë lënë të shkatërruara shtëpitë e kësaj lagjeje. Banorët mbrëmë kanë qenë pa ujë dhe energji elektrike , pasi rrjetet janë dëmtuar ndjeshëm nga të shtënat e armëve.
Banorët apelojnë që të ndriçohet gjithçka lidhur me dëmin që kanë pësuar dhe atë që ndodhi në vendbanimin e tyre. Por shumë nga banorët që po kthehen po hasin në shtëpi, apo prona të shkatërruara, si dhe gëzoja plumbash.
Me pasojat nga përleshja e armatosur do të merret Shtabi I krizës i cili është formuar me vendim të Këshillit komunal të Kumanovës. Këshilli ka vendosur që sot të mos mbahet mësim në shkollat fillore dhe të mesme në këtë qytet.
