Maqedoni

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Taravarit, përjashton nga partia drejtorin e geriatrisë

11.04.2025 14:25

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Taravarit, njofton se ka përjashtuar nga partia Muhsin Arifin...

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Taravarit, njofton se ka përjashtuar nga partia Muhsin Arifin, kryetar i Degës së Sarajit dhe Drejtori i Spitalit të Geriatrisë, për shkak dyshimit për marrje ryshfeti.
 
“Kodi i Etikës së ASh-së kërkon që përfaqësuesit politikë të kenë standarde të larta të integritetit moral, ligjor dhe profesional, dhe që anëtarët e strukturave drejtuese të veprojnë në përputhje me ligjin, Programin dhe Statutin e Partisë, duke shmangur përfitimet personale financiare ose materiale. Bazuar në këtë, Komisioni i Etikës vendosi ndërprerjen e menjëhershme té anëtarësisë së z. Muhsin Arifi në ASh si dhe shkarkimin e tij nga pozita e Kryetarit të Degës së Sarajit, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga gjykata kompetente. ASh-ja nuk do të ketë tolerim për asnjë abuzim, shkelje të ligjit apo të Kodit Etik të Partisë. Qeverisja me duar të pastra nuk është vetëm një slogan, por një obligim moral dhe politik për secilin anëtar të ASh-së, sepse besimi i qytetarëve fitohet dhe mbahet vetëm me përkushtim, ndershmëri dhe integritet.”, thonë nga ASh.