Maqedoni
BFI e RMV-së dhe ajo e Bosnjë dhe Hercegovinës nënshkruan memorandum bashkëpunimi
11.04.2025 14:35
BFI në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe BFI e Bosnjës dhe Hercegovinës nënshkruan një memorandum bashkëpunimi...

Bashkësia Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe bashkësisë Islame e Bosnjës dhe Hercegovinës nënshkruan një memorandum bashkëpunimi. Memorandumi u nënshkrua nga kryetari i BFI-së në Maqedoni, Reisul Ulema H.hfz Shaqir ef. Fetai, dhe kryetari i Bashkësisë Islame të Bosnjës dhe Hercegovinës, Resul Ulema Dr. Husein Husein ef. Kavazoviç. Krerët e dy bashkësive fetare vlerësuan se ky është një hap kyç për forcimi e lidhjeve vëllazërore dhe themelimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet dy bashkësive islame më të mëdha në Ballkan.
“Ky memorandum definon bashkëpunimin në shpjegimin burimor të islamit, bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve, bashkëpunimin ndërmjet fakulteteve të shkencave islame, bashkëpunimin ndërmjet shkollave të mesme, medreseve, si dhe bashkëpunimin në shumë sfera të ndryshme, siç është dialogu ndërfetar. Biseduam edhe në mënyrë dyfishore edhe për angazhimin e bashkësive islame në dy shtete, të cilat janë multinacionale dhe multikoneksinale, për të dhënë kontributin tonë të jashtëzakonshëm në kultivimin e vlerave që na bashkojnë në kultivimin e paqes, solidaritetit, tolerancës, si dhe bashkëjetesës në përgjithësi. Ne mendojmë se ky kontribut i bashkësive fetare islame mund të jetë një shtyllë e bashkësive fetare islame, mund të jetë një shtyllë e fuqishme për të qenë në shërbim të paqes, jo vetëm në Ballkan, por edhe më gjerë.”, - deklaroi kryetari i BFI-së në Maqedoni, Reisul Ulema H.hfz Shaqir ef. Fetai.
“Ne jemi të gatshëm si bashkësi Islame në Bosnjë dhe Hercegovinë të japim kontributin e plotë, që këto dy bashkësi tona të bashkëpunojnë mbi bazën e mirëkuptimit, respektit dhe vlerësimit të ndërsjellë. Dua të theksoj se në Maqedoninë e Veriut jeton edhe një komunitet boshnjak, pra ajo bashkësi etnike të cilës i përkas edhe vetë. Jemi me të vërtetë të lumtur që në kuadër të bashkësisë islame, xhematët tonë boshnjakë të Maqedonisë së Veriut marrin pjesë në mënyrë të barabartë me xhematët tjerë dhe se zhvillojnë identitetin e tyre etnik, kulturor dhe fetar së bashku me myslimanët e tjerë në Maqedoninë e Veriut.”, - theksoi kryetari i Bashkësisë Islame të Bosnjës dhe Hercegovinës, Resul Ulema dr. Husein Husein ef. Kavazoviç.
Përveç firmosjes së memorandumeve për bashkëpunim, në takim u bisedua për shumë çështje me relevanca për besimtarët myslimanë të të dyja vendeve dhe u shpreh gatishmëria e të dyja palëve që në të ardhmen të thellohet dhe zhvillohet edhe më shumë bashkëpunimi mes tyre.
ABIBE QAILI
