Maqedoni
Hulumtim i ri i ISK-së, narrativa të dëmshme në politikë dhe media
11.04.2025 15:07
Narrativat e dëmshme janë gjithnjë e më shumë prezente, sidomos gjatë periudhës para dhe gjatë fushatave zgjedhore...

Narrativat e dëmshme janë gjithnjë e më shumë prezente, sidomos gjatë periudhës para dhe gjatë fushatave zgjedhore. Kështu treguan rezultatet e hulumtimit të bërë nga Instituti për Studime të Komunikimeve dhe më së shpeshti ato përfolën nga të gjitha partitë politike. Qëllimi i tyre është përfitimi i pikave politike, ku qytetarët pa pasur oferta konkrete, të votojnë në shenjë revolte kundër partive të cilave janë në “shenjestër” të narrativave të dëmshme. Sipas këtij hulumtimi, çdo postim i katërt i politikanëve në rrjetet sociale përmban më shumë se një, apo më shumë narrativa të dëmshme.
“Narrativat më frekuente të dëmshme, ku ne i identifikuam në diskursin politik, i gjejmë në rrjetet sociale, megjithatë kjo nuk është momenti më i frikshëm. Momenti më kritik është se ajo teori mediatike është se diskursi politik i këtillë kthehet dhe në një masë më të madhe ndikon në gjithë opinionin publik dhe njëherit do të ndikojë në atmosferën e gjithë shoqërisë, respektivisht do të ndikojë se si qytetarët do t’i qasen institucioneve dhe a do të kenë besim ose jo.”, - deklaroi Mihajlo Lahtov nga Instituti për Studime të Komunikimeve.
Politikanët janë të vetëdijshëm se narrativat e dëmshme në të shumtën e rasteve “prodhohen “ nga aktorët politikë, dukuri e cila do të jetë prezente edhe gjatë kohë në diskursin politik të tyre.
“A janë politikanët të vetëdijshëm për narrativat e dëmshme, unë mendoj se po, sepse pjesë më e madhe e tyre me vetëdije i përdorin narrativat e tilla dhe do t’i shfrytëzojnë deri në momentin kur kanë përftime nga këto narrativa të dëmshme dhe këtë gjë e vërtetoi edhe hulumtimi.”, - theksoi koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski.
“Në vend se t’i përmirësojmë rezultatet, ne bëjmë të kundërtën dhe duhet të mendojmë se përse veprojmë kështu. Nyja gordiane ka më shumë anë dhe ato janë të ndërlidhura njëra me tjetrën. Politikanët do t’i shfrytëzojnë të gjitha mjetet, që të arrijnë qëllimin e duhur. Ne vijmë nga Kuvendi, i vetmi vend ku të gjitha partitë politike janë të grumbulluara dhe ndryshe funksionojnë në Qeveri, ministri apo institucione tjera publike.”, - u shpreh koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski.
“Të jem i sinqertë, unë nuk pres ndryshim të retorikës politike edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale. Pa marrë parasysh se sa në mënyrë retorike ne po angazhohemi për ta luftuar këtë dukuri, edhe në Kuvend ne kemi kodeks etik, megjithatë nuk besoj se gjithë secili po angazhohet të respektojë kodeksin në fjalë dhe kjo çështje i mbetet karakterit të çdo deputeti.”, - theksoi koordinatori i grupit parlamentar VLEN, Halil Snopçe.
Pa dyshim se në parandalimin e narrativave të dëmshme, rol kryesor kanë edhe mediat dhe fella e gazetarisë, pasi që ata duhet të filtrojnë dhe parandalojnë transmetimin e narrativave të dëmshme në program.
“Shumë shembuj do të gjejmë ku të gjithë ne jemi fajtor dhe mund të themi se nuk e bëjmë këtë punë siç duhet. Është absolutisht e saktë se në disa segmente të caktuara jemi bërë përçues të lajmeve, e jo ata që krijojnë kontekstin dhe përmbajtjen, narrativin e vërtetë që duhet të transmetohet, por nuk mendoj se kjo situatë është e pazgjidhshme, të paktën jo te një pjesë e medieve.”, - deklaroi kryetari i ShGM-së, Mladen Cadikovski.
“Në përditshmëri, në atë presion që kemi, çdoherë mendohemi se vallë ndoshta gabojmë gjatë informimit tonë, mos transmetojmë diçka të dëmshme dhe përveç se nevojitet guxim që të flitet për këtë temë, njëherit është edhe përgjegjësi e madhe, sepse ndonjëherë ne pa dashje edhe mund të bëjmë gabime se a duhet të transmetojmë diçka që është dëmshme ose jo.”, - theksoi kryetarja e Këshillit Etik të Mediave, Leunora Kaliqi.
Pothuajse çdo teksti i pestë në ueb faqet e mediave komerciale përmban disa narrativa të dëmshme, pasi që ata në disa raste ndjekin senzacione, u tha gjatë panel diskutimit “Nyja Gordiane e Narrativave të Dëmshme në Politikë dhe Media”.
REXHEP QAMILI
