Maqedoni

Ambasadorët në takim tek presidenti Ivanov

11.05.2015 14:37

Ambasadorët e akredituar në vend vazhdojnë ta ndjekin me kujdes situatën në Maqedoni pas askionit të së shtunës në Kumanovë...

Ambasadori I BE-së  Aivo Orav, ambasadori amerikan Xhes Bejli, si dhe ambasadorët nga vende të tjera të BE-së dhe nga OSBE, që në mëngjes kanë zhvilluar një takim me presidentit Gjeorge Ivanov për tu informuar më saktë reth asaj që ndodhi të shtunën në Kumanovë dhe me hollësi të tjera që kanë të bëjnë me aksionin policor. 
 
Takimi i ambasadorëve me presidentin, vjen një ditë pas takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të thirur dje pasdite nga presidenti Ivanov.