Botë

Stuhia Noul godet Filipinet, 2 të vdekur

11.05.2015 14:38

Stuhia Noul ka marrë jetën e dy personave, ndërsa ka detyruar 3 mijë banorë që të largohen nga shtëpitë e tyre në pjesën verilindore të FIlipineve...

Rreshjet  e dendura dhe erërat e fuqishme kanë shkatërruar shtëpitë në rajonin bregdetar.
 
Stuhia e ka humbur fuqinë e madhe kur ka arritur tokën, duke rënë nga 195 km për orë në 160 km për orë të hënën. 
 
Stuhia tani është rrugës për në pjesën jugore të Japonisë, njofton zyra për parishikim të motit në Filipine.
 
Udhëheqësit e qytezave të goditura kanë njoftuar se banorët sot kanë nisur të kthehen pas ndalimit të të reshurave.