Maqedoni-Kosovë, lëshohet në përdorim sistemi i kontrolleve të përbashkëta kufitare “One Stop Shop”

12.04.2025 13:28

Në vendkalimin kufitarë në “Bllacë”...

Në vendkalimin kufitarë në “Bllacë” sot u lëshua  në përdorim sistemi i kontrolleve të përbashkëta kufitare “One Stop Shop” mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski tha se kjo pikë kufitare është një hap i rëndësishëm drejt lehtësimit të qarkullimit të qytetarëve  dhe bashkëpunim më i fuqishëm ekonomik mes dy vendeve.

Edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar se krijimi i pikave të përbashkëta kufitare janë shembull i thellimit të bashkëpunimit dypalësh dhe i përforcimit të fqinjësisë së mirë ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.