Tragjedia në Koçan, thirren në bisedë informative ish-ministrat e Ekonomisë nga viti 2012
12.04.2025 14:02
Mëngjesin e sotëm Ministria e Punëve të Brendshme...

Mëngjesin e sotëm Ministria e Punëve të Brendshme për tragjedinë në Koçan ka thirrur në bisedë informative ish-ministrat e Ekonomisë nga viti 2012.
Pas ngjarjes në Koçan MPB ka nisur një hetim të thellë në lidhje me diskotekën Puls, duke i thirrë në bisedë informative ish-ministrat e Ekonomisë, Bekim Neziri dhe Valon Saraçini.
Kujtojmë se për ngjarjen e Koçanit në paraburgim 30 ditor janë ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ish-sekretarja shtetërore në Ekonomi si dhe 3 të punësuar të tjerë në Sektorin e Turizmit pranë ministrisë së Ekonomisë.
