Likovë, në Orizare fillojnë punimet për ndërtimin e shtratit të lumit
Në fshatin Orizare të komunës së Likovës...

Në fshatin Orizare të komunës së Likovës, kanë filluar punimet fillestare për ndërtimin e shtratit të lumit. Sipas autoriteteve locale, ky shtrat parashihet të ndërtohet deri në 360 metra gjatësi, dhe i njeti do të ndërtohet kryesishtë me gurë natyrorë, si dhe do të ndërtohet shëtitore, përndryshe, vlen të theksohet se ky investim ishte nevojë e kahmotshme e banorëve pasiqë e njejta ruan ambientin si dhe siguron banorët dhe pronat që gjendet përrreth lumit.
“Është një ditë e rëndësishme për banorët e fshatit Orizare dhe për komunën e Likovës në përgjithësi për arsye se po fillojmë një project që është një kërkesë e kahmotëshme e këtyre banorëve, dhe besoj se me realizimin e këtij projekti do i japim një pamje krejt ndryshe fshatit me cka do ti sigurojmë edhe banorët por edhe pronat e tyre që janë pranë lumit, gjithashtu do të ndërtohet edhe shëtitore, ndricimi public, do vendosen karrige si dhe shporta për mbeturina. Në bazë të marrëveshjes me banorët, ky shtrat do të ndërtohet me gurë dhe beton”, - tha kreu i komunës së Likovës, Erkan Arifi.
“Fillojmë punimet me pozicionimet prej ku fillon dhe deri ku mbaron, pastaj punët gjeodezike pra përcaktimi i shtratit të lumit gjerësia e saj, vazhdojmë me punët tjera si gërryerja e dheut e përgatitja e punimeve të mëtutjeshme, punët e betonizimit dhe shtrierja e rrjetit të hekurt si dhe vandosja e gurëve, pasiqë ky project, ky shtrat do të ndërtohet me gurë që do ti përshtatet ambientit dhe për mbrojtjen e natyrës ashtu sic e parasheh ministria e ekologjisë e pas gjithë këtyre punëve krejt në fund do të vendosen paisjet urbane”, - u shpreh mes tjerash arkitekti, Jetmir Rexhepi.
Ndryshe, pas përfundimit të punimeve të shtratit dhe shëtitores do të vendosen edhe paisje urbane si karriga, mbillen fidane si dhe do të vendosen edhe shporta për mbeturina, ky project kap koston reth 14 milion denarë, mjete këto të siguruara përmes aplikimieve të projekteve në Qeverinë e RMV. (Fatlum Aqifi, TVM2)
