Hetimi i tragjedisë në Koçani, policia me arrestime të reja

12.04.2025 15:17

Policia arreston ish funksionarë në kuadër të hetimit të tragjedisë në Koçani...

Policia arreston ish funksionarë në kuadër të hetimit të tragjedisë në Koçani. Në mesin e tyre janë ish ministra dhe funksionarë aktual. Policia ka arrestuar ish ministrat e ekonomisë Bekim Neziri dhe Valon Saraçini, ish drejtorin e drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe ministër aktual pa resor, Shaban Saliu.

Gjithashtu është arrestuar edhe drejtori aktual i drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Xhevat Selami, kuadër i VLEN-it.

I dyshuar është edhe ish ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi, i cili aktualisht është ambasador i vendit në Norvegji.

Jo vetëm, hetimi zgjerohet me gjithsej 23 të dyshuar, nga 30 të dyshuarit e deritanishëm.

Nga Prokuroria dhe Ministria e Brendshme, kanë thënë se po vijon arrestimi i më shumë personave dhe me detaje do të dalin brenda ditës.

Megjithatë hetimi i Prokurorisë në fokus ka ish ministrat e ekonomisë që nga viti 2012 si dhe drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim, por jo edhe inspektoratin shtetëror të tregut.

BDI: Shqiptarët të sulmuar nga institucionet

Për arrestimet ka reaguar BDI, duke e quajtur hakmmarje ndaj tyre. Integristët thonë se populli shqiptarë në vend po sulmohet nga institucionet.

“Për t’u mbrojtur, Kryeministri, Ministri i Brendshëm dhe Prokurori i Shtetit, e kanë drejtuar njëanshëm hetimin kundër shqiptarëve që kanë qenë pjesë e institucioneve. Sot kundër shqiptarëve është shpallur një agresion i njëanshëm dhe i padrejtë, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për BDI-në, partitë shqiptare në pushtet, apo shqiptarët në përgjithësi. Kjo nuk është drejtësi, kjo është hakmarrje! BDI do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar vazhdimin e këtij sulmi dhe për të siguruar drejtësi për popullin shqiptar në vend”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Akuza për qasjë të njëanshme të hetimit ka pasur edhe LSDM. Tragjedia në diskotekën “Puls” në Koçani morri me automatizëm 59 jetë, ndërkohë që dy të tjerë ndëruan jetë pas dy javësh në spitale jashtë shtetit. (Meral Ismaili, TVM2)