Vazhdojnë sulmet me dronë në Ukrainë

12.04.2025 19:29

Sulmet me dronë ndaj territorit ukrainas kanë vazhduar....

Sulmet me dronë ndaj territorit ukrainas kanë vazhduar. Ka të plagosur dhe është shkaktuar dëm i madh në banesa dhe objekte afariste në Kiev dhe në pjesë të tjera të vendit, njoftojnë autoritetet.

Përpjekjet diplomatike për paqë intesifikohen

Nga ana tjetër janë intensifikuar edhe përpjekjet diplomatike për arritjen e paqës. Ukraina ishte një nga temat kryesore edhe në Forumin Diplomatik të Antalias, i cili u mbajt nën patronazhin e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan.

“Roli i Turqisë është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ne llogarisim në mbështetjen e mëtejshme të përpjekjeve tona nga ana e kolegëve tanë. Ukraina dëshiron që këtë vit t’i japë fund luftës. Synojmë një paqe të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, dhe për këtë na nevojitet mbështetja e vendeve si Turqia.” – tha Ministri i Jashtëm ukrainas në Forum, Andrij Sibiga.

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, deklaroi se ish-presidenti amerikan Donald Trump e kupton më mirë situatën në Ukrainë sesa cilido lider europian. Ai theksoi se territori, sovraniteti dhe ideja për dërgimin e paqeruajtësve në Ukrainë nga ana e Europës ende nuk janë shpjeguar mjaftueshëm.

“Udhëheqësit e burokracisë së Brukselit thonë se duhet të arrihet një marrëveshje që në fund të ditës të garantojë sovranitetin e Ukrainës. Ata nuk përmendin integritetin territorial, por sovranitetin. Pyetja ime është: A po thoni se do të kemi paqeruajtës që do të ruajnë të njëjtin regjim që aktualisht drejtohet nga Zelensky?” – deklaroi Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov.

Për paqe në Ukrainë, përpjekjet diplomatike janë duke u intensifikuar. I dërguari i posaçëm i Trumpit, Vickoff, u takua me presidentin rus Vladimir Putin në Shën Petersburg.

Nga Kremlini njoftuan se takimi zgjati mbi katër orë dhe ishte përqendruar në aspektet e një marrëveshjeje për Ukrainën dhe kushtet për arritjen e paqes.

Forumi i organizuar nën patronazhin e presidentit Erdogan mblodhi rreth 450 përfaqësues nga 140 vende, përfshirë 20 delegacione në nivel presidentësh dhe kryeministrash. Pjesëmarrës ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski. (Armend Murseli, TVM2)