Iran-SHBA, bisedime për armët bërthamore

12.04.2025 20:11

Irani dhe SHBA-të kanë nisur bisedimet...

Irani dhe SHBA-të kanë nisur bisedimet në sulltanatin e Omanit për arritjen e një marrëveshje të drejtë për avancimin e shpejtë të programit bërthamor të Teheranit. Ministri i jashtëm i Iranit, Abas Aragçi, është shprehur se marrëveshja duhet të jetë e ndershme dhe se ekziston mundësi për kompromis nëse kjo shfaqet edhe nga pala amerikane, e përfaqsuar nga i dërguari për Lindjen e Mesme, Stiv Uitkof.

“Qëllimi ynë është që të arrijmë një marrëveshje fer dhe të ndershme. Edhe pala tjetër ka hyrë me qëllime të tilla. Ne do të kemi shansin që të arrijmë marrëveshjen fillestare që do të çoj drejt rrugës së bisedimeve. Nëse dyja palët shprehin vullnet të mirë, ne gjithashtu do të vendosim edhe për kornizën kohore, por ende është herët të flitet për këtë.” – u shpreh Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Abas Aragçi.

Bisedimet zhvillohen pas kërcënimeve amerikane për sulme ajrore ushtarake mbi programin bërthamor të Iranit nëse nuk arrihet marrëveshje.

Ndërsa zyrtarët iranianë kanë njoftuar se Teherani “nuk do të pranojë të heqë dorë nga programi i tij bërthamor për qëllime paqësore” si pjesë e ndonjë marrëveshjeje të mundshme.

Dyja vendet tanimë gjysmë shekulli janë në armiqësi, ndërkohë që muajt e fundit raportet midis tyre janë përshkallëzuar. (Meral Ismaili, TVM2)